Nëse dilni pa regjistrim veture, policia jua sekuestron atë dhe gjobiteni
Që nga koha e hyrjes në fuqi të Ligjit të ri të për rregullat në komunikacionin rrugor, policia e Kosovës ka shtuar aktivitetin e saj në identifikimin e kundërvajtësve.
Gjatë patrullimeve rutinore ata po hasin edhe në kundërvajtës të cilët po drejtojnë automjetet e tyre me afat tё skaduar tё regjistrimit.
Pёr kundёrvajtёsit e tillë po shqiptohen flet-gjoba 200 euro dhe po u sekuestrohen përkohësisht automjetet.
Policia rrugore njofton se do tё vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor dhe apelon tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik./IndeksOnline/