Tash e një muaj, pas një moti ekstremisht të thatë dhe pothuajse të ngrohtë për këtë periudhë kohore, më në fund kemi ndryshimin e situatës meteorologjike gjatë kësaj jave.
Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta, të cilat kohë pas kohe do të përcillen edhe me reshje lokale shiu e bore.
Dita e hënë (sotme) e cila nisi me reshje lokale shiu e bore, do të vazhdojë të dominohet nga masa të ftohta që vijnë nga lindja e kontinentit, konkretisht nga Deti i Zi, duke sjellur shtim të vranësirave si dhe reshje të izoluara shiu e bore të karakterit lokal.
Të martën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar shiu e bore.
Në ndërkohë, një ciklon i cili gjendet mbi Mesdhe, të mërkurën pritet gradualisht të sjellë reshje shiu e bore, përfshirë edhe ditën e enjte, ku temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.
Të premten dhe të shtunën mot kryesisht i vranët, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu dhe bore.
METEOKOSOVA.COM