Ndahet nga jeta infermierja Sadete Demiri
Ka ndërruar jetë në Gjilan infermierja Sadete Demiri.
Ajo, për shumë vite, deri në pensionim, ishte infermiere kryesore e Repartit të Neonatologjisë në Spitalin e Gjilanit.
Konsiderohet njëra ndër veteranet e Infermierisë në Gjilan.
Ishte e palodhshme në punë, duke qenë gjithmonë në shërbim të pacientëve.
Sadetja ka lënë gjurmë të pa shlyeshme në shëndetësinë e Gjilanit.
Sadete Demiri do të mbahet në mend si infermiere shumë e afërt me pacientë dhe kolegë, punëtore dhe e sinqertë.