Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes të ketë rrebeshe të izoluara shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Reshjet kryesisht po parashihet të jenë të përqëndruara nga zona perëndimore e në drejtim të zonës veriore.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të veçanta pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C. /MeteoKosova/