Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius.
IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes dhe shmangie të kontaktit direkt me rrezet e diellit, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius.
Indeksonline.net