Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, po merr pjesë në “Antalya Diplomacy Forum”.
Sipas komunikatës për medie nga MPJD, në kuadër të forumit që mbledh udhëheqës të shteteve, Ministra të Punëve të Jashtme, diplomatë, biznesmenë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, Ministrja Gërvalla do të realizojë takime bilaterale me homologë të saj si dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare.
“Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi në politikën e jashtme, ekonomi dhe investime strategjike”, thuhet në komunikatë.