Komunikata e plotë e LDK Gjilan:
Kryetari Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorë, ka marrë pjesë në hapjen solemne të zyrave të reja të NGO Liza-R dhe fillimin e projektit të rëndësishëm të mbështetur nga TIKA Turke.
“Isha i nderuar që së bashku me bashkëpunëtorë, të jem pjesëmarrës në hapjen solemne të zyrave të reja të NGO Liza-R dhe fillimin e një projekti të rëndësishëm të Teknologjisë Informative dhe Ndërrmarrësisë, të mbështetur nga TIKA Turke.
Në prezencën e Ambasadorit Turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angli, nënkryetarin e Organizatës TIKA, Dr. Mahmut Çevik, koordinatoren e TIKA-s për Kosovë, znj. Fulya Aslan, NGO Liza-R, në krye me Mensur Morinën dhe Ujmir Krasniqin, shënuan hapjen solemne të zyrave të reja.
Faleminderit Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit Sabri Tunç Angli, përfaqësuesve të TIKA-s dhe NGO Liza-R, për kontributin e tyre vite me radhë për Gjilanin”-, tha kryetari Haziri.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së në Gjilan,
24 tetor 2024