Para disa javësh Fidan Arifi, kishte pësuar aksident me motoçikletën e tij dhe kishte lënduar rëndë shtyllën kurrizore, familjar e dashamirë kishin kërkuar ndihmë për trajtim mjekësor shkruan Radio Star.
Shuma prej 50 mijë euro e cila ishte kërkuar për Fidanin, ishte tubuar për një afat rekord dhe u dërgua për trajtim mjekësorë.
Fidan Arifi sot ka ndërruar jetë këtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi në ‘Facebook’
Fidan Arifi ishte 23 vjeçë dhe jetonte në fshatin Pogragjë.