Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndrojnë për një vizitë në Gjermani.
Ata gjatë vizitës takuan dhe bashkëbiseduan me studentë nga diaspora në Gjermani.Kjo vizitë e tyre u bë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra për komunikim publik. Kryeministri Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrën dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, diskutuan me pjesëmarrësit atje mbi progresin dhe zhvillim e vendit dhe poashtu politikat e ndërmarra nga qeveria Kurti për të rinjtë dhe studenët.
Kurti atje ju trajtori studentëve programet e qeverisë të cilat punësim kanë punësimin tek të rinjët.Poashtu, në bashkëbisedim me studentët atje u përfshi edhe tema për ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit, jetësimin e arsimit publik të lartë, ku vëmendje i është dedikuar edhe mbështetjet financiare për studentët.
E në fund, kryeministri Kurti tha se ky takim ishte një mundësi e mirë për të njohur më afër të rinjtë dhe të rejat nga diaspora.Njoftimi i plotë:Nga kryeqendra e Norvegjisë drejt qytetit të Frankfurtit udhëtoi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti këtë fundjavë, gjersa në mëngjesin e sotëm takoi e bashkëbisedoi me studentë nga diaspora jonë në Gjermani.Bashkë edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, kryeministri Kurti diskutoi me pjesëmarrësit mbi progresin dhe zhvillimin e vendit dhe politikat e ndërmarra nga qeveria jonë për të rinjtë dhe studentët.
Trajtoi programet e qeverisë të cilat synim kanë punësimin te të rinjtë dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës siç është rasti me programin Praktikë në Qeveri apo platforma SuperPuna. Në lidhje me iniciativat e ndërmarra të cilat në kryeqendër e kanë patur angazhimin e diasporës, përmendi hapjen e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programin për Diplomaci Qytetare, si nisma të jashtëzakonshme që afrojnë profesionistët, studentët, të rinjtë e të rejat më pranë vendit.
Në këtë bashkëbisedim me studentët, kryeministri foli edhe për ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit, jetësimin e arsimit publik të lartë falas, ndërkaq që vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe mbështetjes financiare për studentët.
Kryeministri theksoi se ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta në sferën akademike dhe në tregun e punës, është jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. U bisedua dhe mbi rritjen ekonomike të vendit që shkon në simetri edhe me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve në vend. U theksua edhe fokusi në fushën e energjisë dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, përmes programeve për efiçiencë të energjisë, si dhe theksoi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100MW.
Fuqizimi i marrëdhënieve me Shqipërinë ishte gjithashtu temë e diskutuar, për bashkimin e tregjeve të energjisë, sinergjinë në arsim, bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe bashkë organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U16 në volejboll për vitin e ardhshëm.Ky takim ishte një mundësi e mirë edhe për të njohur nga afër të rinjtë e të rejat nga diaspora dhe për të mësuar më shumë mbi eksperiencat dhe përvojat e tyre.Kryeministri i falënderoi ata për bashkëbisedimin e hapur dhe të sinqertë, duke ju uruar suksese gjatë studimeve dhe rikujtuar rëndësinë e kontributit për vendin.