Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, është pritur sot nga bashkatdhetarët në Shtutgart të Gjermanisë.
Hamza ka thënë se diaspora i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovës. Prandaj, ai është zotuar se në qeverisjen e tij do të forcohen edhe më tepër këto raporte.
“Diaspora jonë i ka shndërruar rrugët e mërgimit në rrugë të zhvillimit për Kosovën. Ne do ta forcojmë dhe institucionalizojmë lidhjen e shtetit me diasporën”, ka shkruar Hamza
Megjithatë, ky nuk ishte premtimi i vetëm i Bedri Hamzës në Shtutgart.
“Kuvendi do të ketë deputetë që vijnë nga diaspora jonë”, ka thënë Hamza.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë.
Link: https://www.facebook.com/share/p/1H3Y2uj5Zp/?
EKONOMIA ONLINE