Ja njoftimi i plot i Komunës së Gjilanit:
Kryetari Hyseni i kërkon ministrit Krasniqi, të fillon procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i ka kërkuar ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqit të fillon procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal.
Kjo po ndodh pasi që kanë kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit dhe duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë.
“I nderuar ministër. Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, tha kryetari Hyseni.