Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan priti në takim Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, Agron Rukiqi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ku në këtë takim ishin prezent edhe prokurorët nga Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie.
Gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishte koordinimi dhe bashkëpunimi në ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, me ç’rast Kryeprokurori Kadriu dhe Drejtori Rukiqi vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes këtyre dy institucioneve.