Kardiologu Besim Guda, tregon storien si u shpëtua pacienti nga ataku kardiak🔥👌⬇️
🔴 – Megjithatë mrekullitë ndodhin!
Me datë 27. 12. 2023, si zakonisht tollovi në emergjencë. Aty vijnë të gjithë, ka edhe nga ata ata që nuk kanë nevojë, por ja që jemi mësuar tani më.
Në orët e pasditës më lajmërojnë se kemi një pacient të ri me dhëmbje gjoksi i cili kishte bërë një EKG kontrolli dhe ishte verifikuar se kishte infarkt myocardi – sulm në zemër për lexusin e pa informuar.
I ofrohem, takoj një pacient shumë të frikësuar dhe me dhëmbje të forta gjoksi. Mundohem ta inkurajoj dhe e lëshoj ndonjë fjalë humori, por ja që biseda nuk ecën! Pacienti ndjente dhëmbje të tmerrshme.
Ordinoj terapinë e nevojshme për këto raste, (të gjithë kolegët e mi do të bënin të njëjtën gjë), mundohem t’i qetësoj dhëmbjet , por ato vështirë ndalen.
Pas disa dozave të përsëritura morfine, ndjehet diç më qetë, por ende i shqetësuar, me dhëmbje, shumë i frikësuar.
Më dukej se ndjente fundin e vet. Në punë e sipër në dhomën e observimit hyn dr. Enver Murtezi, kujdestar për njësinë emergjente.
Më sheh mua, sheh pacientin. Kuptohemi me shikim. Pacientin bëheshim gati ta transferonim për hulumtim invaziv-koronarografi dhe stentim eventual në QKUK Prishtinë.
I bëjë me kokë të dalim në korridor dhe të konsultohemi. Bisedojmë shpejt, heshtur, mirremi vesh menjëherë.
Transportin në këtë rast të rëndë pranoi ta marrë mbi supe dr. Enveri. Të gjitha variantet tjera ishin dukshëm më pak të favorshme, për çfarë u bindëm në fund.
Organizojmë transferin, pacienti futet në auto ambulancë dhe merr rrugën për QKUK.
Gjendja e pacietit shumë e rënduar, por e monitoruar në çdo sekondë nga syri i mpreft i mjekut të emergjencës dr.Enverit.
Në gjysmë të rrugës në Llabjan, pacienti bënë fibrilacin ventrikular – ç’rregullim më i rëndë i ritmit të zemrës, humb vetëdijen, gjendja përkeqësohet!
Doktor Enveri kërkon që autoambulanca të ndalet dhe fillon i vetëm, me ndihmën e një tekniku reanimacionin kardiorespirator.
Ofrohet patrulla e policisë rrugore e cila ofron asistencë për aq sa kishte mundësi. Pacienti reanimohet, defibrilohet-goditet me rrymë, intubohet dhe ashtu me frymëmarrje të asistur me ballon, arrin ne QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
I njejti futet në sallën për kateterizim, stentohet dhe në mëngjes gjendja i përmirësohet. Hiqet nga aparati për frymëmarrje artificiale, i kthehet vetëdija.
Pas disa ditësh qendrimi në spital kthehet në shtëpi dhe fillon aktivitetin normal jetësor.
Miku im dr. Enveri është hero i gjallë i këtij epizodi.
Dikush kaherë kishte deklaruar “nëse keni shpëtuar vetëm një njeri, ju keni shpëtuar gjithë njerëzimin” të tillë janë heronjtë me bluza të bardha, e në ditën kritike dr. Enveri ishte kryehero i emergjencës dhe spitalit te Gjilanit.
Miq, ne edhe në këto kushte të vështira, edhe në këto kohë të pa kohë shpesh ia dalim.
Për fund, diçka e dëgjuar edhe më parë, sidomos në përfundimet e gëzuara”, të na rrosh shoku Enver”. – Qofshi të bekuar !, shkroi Dr. Besim Guda në profilim e tij në fb, duke pasqyruar tërë rrjedhën e ngjarjes!…