Fadil Agaj është i lindur në fshatin Hogosht, Komuna e Kamenicës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, pra, në Hogoshtë. Shkollimin e lartë, saktësisht Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë gjatë viteve 1995-1997, ndërsa nivelin bachelor në Universitetin e Prishtinës, dega në Gjilan (2012-2014) në Gjeografi – Edukate Qytetare.
Gjate viteve (2014-2016), kreu masterin:
1.Master i arteve ne menaxhment te institucione ne edukim dhe 2.Master i mësimdhenies në lenden me specializim në gjeografi (2019-2021) në Prishtinë (ne afat rekord) dhe merr titullin Master i Gjeografisë.
Tani është mësimdhënës i lëndës së Gjeografisë te Shkolla Fillore e Mesme e Ulet “Zija Shemsiu”, Gjilan si dhe Koordinator per ngritjen e cilësisë pran shkollës “Zija Shemsiu”.
Sinqeriteti dhe sjellja e tij në raport mësimdhënës-nxënës e bënë një pedagog me vyrtyte të larta. Pra, një pishtar i diturisë me afër 3 decenie është një shembull i mirë për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndjekin rrugën e një mësimdhënësi.