Deklarata e plotë e AKR-së në Gjilan:
Deklaratë për Media
Datë: 10.10.2024
Kryesia e Degës së AKR –së të përbërë nga Kryetari, Nënkryetarët, Sekretari, Udhëheqësi i
Zyrës për Luginë, dhe të gjitha strukturat e tjera organizative të AKR Dega në Gjilan, nga kjo
datë i pushojnë të gjitha pozitat e tyre udhëheqëse e organizative në AKR.
Pas takimit të Kryesisë së Degës së AKR-së në Gjilan, më 09.10.2024, pas një analize të detajuar të
situatës aktuale në Degë dhe në Qendër të partisë, arritëm në një vendim të vështirë për të gjithë, por
të domosdoshëm për gjendjen në të cilën ndodhemi
Pas zhvillimeve të fundit në Degë, ku ish Nënkryetari Ismet Hajdini, Gëzim Ibrahimi si anëtar i Kryesisë
dhe Sebahate Hajdini si asambleiste kaluan në një subjekt tjetër, ne vazhduam punën brenda AKR me
përgjegjësitë tona, duke konsoliduar gjithashtu radhët tona me disa aderime që planifikuam të
prezantojmë para anëtarësisë.
Gjatë këtij periudhe, në bisedë me Presidentin Behgjet Pacolli, dorëzuam një raport mbi gjendjen e
Degës, punët dhe aktivitetet tona. Në përputhje me vendimin e Kryesisë, në raport përmendëm edhe
emrin e koordinatorit të ri të Degës njëherësh anëtar i Kryesisë dhe udhëheqës i Zyrës për Luginë, i cili u
miratua nga Presidenti dhe udhëheqësia në Qendër të partisë. Megjithatë, me shpalljen e datës së
zgjedhjeve kombëtare, çdo subjekt kalon në struktura Shtabi, si në nivel lokal ashtu edhe në atë
qendror. Në këtë kontekst, AKR emëroi z.Bejtush Gashin si Shef të Shtabit me një vendim, i cili, sapo e
mori këtë pozicion, u fokusua në organizimin dhe aspektet teknike për përgatitjen e partisë për zgjedhje.
Ai nuk duhet të ndikojë në emërimet brenda Degëve të AKR-së sipas dëshirës së tij, edhe pse duket se ka
mbështetje nga disa familjarë të Presidentit Behgjet Pacolli. Kjo është një nga problemet kryesore të
AKR-së, kur ndonjë familjar i Presidentit përpiqet të zgjidhë çështje nga jashtë, pa pasur njohuri për
situatën në terren. Ky Shef Shtabi, me mbështetje të fuqishme nga larg, ka shpërfillur plotësisht
hierarkitë e partisë dhe strukturat e saj udhëheqëse, veprimi i tij tregon se ai ka anashkaluar edhe
Presidentin dhe vepron pa koordinim me Kryesinë e Degës në Gjilan.,
Pa koordinimin e Kryesisë së Partisë në Qendër dhe jashtë statutit të partisë, ky Shef Shtabi, pa asnjë
kod etik e me shkelje staturore ka emëruar një koordinator tjetër për Degën në Gjilan, i cili ishte
përjashtuar nga AKR për sabotim në zgjedhjet lokale të tetorit 2021. Ky individ, që kishte bërë pazar për
të marrë pozitat e asambleistit, e kishte neglizhuar Degën dhe kishte arritur marrëveshje me LDK-në për
bashkëqeverisje jashtë zyrave të AKR. Në zgjedhjet nacionale, kur AKR ishte në koalicion me Nismën, ai
solli vetëm një votë nga fshati i tij Llashtica, dhe ajo nuk ishte e tij. Prandaj, ky Shef Shtabi propozoi
z.Shemsedin Ramushin me një vendim të tij personal. Gjatë kësaj periudhe, ne iu drejtuam intensivisht të gjitha organeve të partisë me shkresa se nga rrjedh ky veprim, dhe kuptuam se ky veprim nuk
pasqyronte qëndrimin e Presidentit Behgjet Pacolli..
pasi vendimi nuk është lëshuar në emër të tij, kuptuam se AKR do të orientohet drejt një udhëheqësi të
re, ku nuk do të jetë më lideri i vetëm, Behgjet Pacolli tw cilin nje unifikohemi me figurwn e tijw dhe
udhwheqjen e tij. Duke u përballur me këtë situatë, morëm vendimin që të mos lejojmë që Dega të
anashkalohet, tw nwpwrkemet nga ky që e quajnë Shef Shtabi. I bëmë të qartë strukturave në Qendër
dhe Presidentit se nuk do të vazhdojmë në asnjw formw me AKR me dy koordinatorë, e aq mw pak me
dikë që ka sabotuar degwn tonë.. Kontributin tonë si shoqeri nga 2006 në AKR, e dinë gjithë opinioni
gjilanas, veprimtarinë tonë e njeh cdo njëri, ne udhëheqemi nga disa parime që i ruajmë me fanatizëm
dhe i kultivojmë përditë e ma shumë në mesin tonë, nga ku edhe i kemi organizu të gjitha zgjedhjet vetë
si shoqëri nga 2013 për AKR, kemi përmbrenda njerëzit me kuadro dhe kualifikime të ndryshme, ku
kuadrot tona me përgjegjshmëri të lartë kanë shërbyer edhe në insticione të larta si në nivelin qendrore
te vendit, ashtu edhe lokale, dhe falë sinqeritetit tonë, dhe punës me dinjitet sot ne gëzojme respekt
kudo ndër qytetarët e Gjilanit. Jemi shembull e motiv i shumë të rinjëve që mirren me aktivizëm.
Njëashtu puna jonë me Zyrën për Luginë, ka dhënë frytet e saja, duke trajtuar me korrektësi mbi 450
raste të bashkëqytetarëve tanë me prejardhje nga Lugina, duke i trajtuar denjësisht, dhe duke i asistuar
në ndihmë në nxjerrjen e dokumenteve të shtetësisë, kur e dimë se tek ta është problemi më madhor që
kanë pasur në jetën e tyre. Ne gjithashtu falenderojme Presidentin z.Behgjet Pacolli, i cili përgjatë gjithë
këtyre viteve ishte mbështetësi ynë më i madhë në krejtë këtë rrugëtim në AKR, ishte përkrahja dhe
motivi jonë të ecnim para drejtë ëndrrave tona politike si shoqëri, dhe kjo miqësi e jona me të varsishtë
vendimit tonë të fundit që kemi marrun, do të jetë e përhershme dhe e pa cenuar asnjëher nga askush.