Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marr pjesë në takimin e organizuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku dhe ka marrë mbështetje financiare për investime në banesa sociale.
Postimi i plotë i Kryetarit Hyseni në rrjetin social, facebook
Rreth 500,000€ investim për banesat sociale në Gjilan!
Ky projekt mbështetet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, financuar përmes fondeve të BE-së, ndërsa komuna kontribuon me vetëm 10% të shumës totale. Investimi përfshin renovimin e plotë të dy objekteve si dhe instalimin e sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit.
Një projekt për t’u kujdesur për ata që kanë më shumë nevojë, për të kursyer energjinë dhe për të ruajtur mjedisin.
#pergjilaninqeduam
#pertegjithashtresat
#pereficiencen