Hyseni: Pavarësisht pengesave, jemi të përkushtuar të punojmë pa ndalur për qytetarët
Investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nuk po ndalen edhe përkundër problemeve.
Asfaltimet kanë vazhduar në Bresalc, ku ishte edhe i pari i komunës Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se mbi 160 mijë euro dhe rreth 1.5 kilometra gjatësi, është projekti i radhës në fshatin Bresalc.
“Pas shumë kërkesave dhe pritjes së gjatë, banorët e Bresalcit, më në fund po bëhen me infrastrukturën e nevojshme”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se pavarësisht pengesave, janë të përkushtuar që të punojnë pa ndalur dhe pa rreshtur, në interes të qytetarëve tanë.