Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherit edhe Kryetar i Lëvizjës Vetëvendosje në Gjilan, Alban Hyseni ka prezantuar një aderim. Bëhet fjalë për Anda Sejdiun, e cila vjen nga fusha e Arsimit!
Postimi i plotë i Kryetarit Hyseni në Facebook
Mirë se vjen, Anda!
Sot, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Gjilan, mirëpritëm anëtarësimin e Anda Sejdiut në radhët tona.
Anda Sejdiu është një profesioniste e shquar, me një bagazh të pasur akademik, e diplomuar në studimet master në Gjuhën Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Aktualisht, ajo është pjesë e sistemit arsimor, duke përçuar me përkushtim dhe dashuri gjuhën dhe kulturën shqiptare te brezat e rinj.
Sot, Anda ndërmerr një hap të guximshëm për të zgjeruar kontributin e saj përtej mësimdhënies, duke vendosur që të angazhohet në mënyrë aktive për të mirën e përbashkët. Përkushtimi i saj për qytetin dhe komunitetin është një frymëzim për të gjithë ne. Qyteti ynë bëhet më i fortë dhe më i pasur kur individë të tillë, si Anda, i bashkohen rrugëtimit tonë për një të ardhme më të mirë.