Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë procesi i Kosovës në dialog lidhet me 45 ditët e ardhshme.
Haziri ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë duke u angazhuar shumë që brenda këtyre ditëve ta mbyllin ndaj Kosovës.
“BE-ja dhe SHBA-ja është e mobilizuar me mbyllë këtë çështje të obligimit të Kosovës me ndihma të mëdha njerëzore, financiare edhe humane për 45 ditë, dhe Kosova me marrë kreditin e madh, sepse Serbia obligohet me marrë veprime”, ka thënë Haziri në Tëvë 1.
Për heqjen e masave ndaj Kosovës, Haziri ka thënë se Borrell e Lajçak janë angazhuar për heqjen e masave ndaj Kosovës, por që nuk kanë gjetur mbështetje nga partnerët.
Ai duke komentuar raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë sidomos pas vendimeve të fundit të Qeverisë për çështjen e dinarit, tha se Bashkimi Evropian e ka vendosë Kosovën në marrëdhënie të kufizuara, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar funksionarët qeveritarë.
Haziri tha se aleatët ndërkombëtarë tashmë janë duke pa mundësinë nëse do të ketë zhvillime pozitive nga ana e Kosovës në javët në vazhdim, pasi sipas Hazirit nëse ndodh e kundërta atëherë do të hyjnë në fuqi pakoja e dytë e masave ndëshkuese për Kosovën.
“Diplomacia amerikane dhe BE-ja në raport me Kosovën me i ndryshu raportet BE-ja i ka ngrii apo e ka vendosë Kosovën në marrëdhënie të kufizuara, ndërsa SHBA-ja ka suspendu pjesëmarrjen e FSK-së në manovrën më të madhe ushtarake, ka kufizu funkisionarët qeveritarë. E mira është që nuk ka dënime kolektive, përkundër që evropianët unë besoj shumë që janë tu e pa mundësinë, nëse nuk ka zhvillim brenda javëve të ardhshme, që është konfirmu nga presidenti francez që është njëri nga treshja e madhe evropiane se nivel më të lartë nuk ka BE-ja kur hyn kancelari gjerman, presidenti francez dhe kryeministrja italiane atëherë për mosmbajtje të fjalës, për mosmbajtje të premtimit nga takimi i fundit në Bruksel dhe nga Samiti i BE-së në Moldavi ku janë vendos kushtet për largimin e masave ndaj Kosovës, atëherë hynë në fuqi pakoja e dytë”, tha nënkryetari i LDK-së.
Më tej, Haziri tha se si LDK për tre muaj kanë qenë dy herë në Washington dhe Bruksel për siç tha ai, “ta ndihmuar Kosovën nga largimi i masave ndëshkuese”.
“Ne kemi marrëdhënie të mira me partnerët jemi në opozitë por asnjë lloj krize që e ka qeveria sot nuk reflektohet te ne. Për këta tre muaj kemi qenë dy herë në Washington dhe në Bruksel dhe në takime të tjera dhe me thënë të drejtën qëllimi kryesorë ka qenë që me ndihmu Kosovën nga largimi i masave ndëshkuese. Ne jemi duke e ndihmu dhe nuk jemi duke kërkuar falënderim”, shtoi Haziri
Indeksonline.net