Ja postimi i tij i plotë në Facebook:
Tash kur kemi hyrë në vitin e 3-të të qeverisjes së LVV-së në komunën e Gjilanit, vazhdohet ende me animacione dhe 3D projektet.
Ndërsa në realitet kemi:
– Skandale financiare ( investimet kapitale )
– Skandale me punësimet me kontrata në vepër
– Skandale në Prokurim ( kurdisjet e tenderëve )
– Skandale në transparencë (përjashtimi nga përfitimi i granteve i komunës së Gjilanit)
– Skandale në punësim (punësime familjare dhe partiake)
– Skandale në shpërndarje të granteve në Kulturë, Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi
– Skandale në ato pak punë të bëra (rruga Gjilan – Kllokot)
– Skandal me mosfunksionimin dhe mosmirëmbajtjen e Fshatit Social në Zabel
– Skandal me projektet e hyrje-daljeve të qytetit
– Skandal me stadiumin e qytetit
– Skandal, Skandal, Skandal…
Mirë se vini në Komunën e Skandaleve!