Lutfi Haziri, ish Kryetar i Gjilanit në rrjetin social në facebook ka akuzuar Alban Hyseni, për bllokimin e projektit të stadiumit të Gjilanit.
Postimi i plotë i Lutfi Haziri në facebook
Si e bllokoi Hyseni i VV-së bashkë me nivelin qendror Stadiumin dhe si e dyfishuan koston për ta kurdisur tenderin?
Projekti i Stadiumit të Gjilanit, i filluar më 23 tetor 2017, do të duhej të përfundojë në vitin 2022.
Sa për rikujtim, Hyseni i VV-së premtoi rrejshëm se do ta përfundojë brenda 12 muajve, dhe as pas tre vitesh, ende nuk është nënshkruar kontrata për rifillimin e punimeve. Ai, së bashku me nivelin qendror, vazhdojnë ta bllokojnë këtë projekt, pasi fillimisht njëanshëm e më pastaj në marrëveshje të plotë me kompaninë ka bërë këtë shkëputje, duke ia humbur 800 mijë euro Gjilanit.
Sa për rikujtim, kostoja totale e stadiumit ka qenë 7.6 milionë euro, dhe përpos që e kanë bllokuar, kostoja e renovimit është dyfishuar në 15 milionë euro.
Do të mbahen mend vetëm se si kanë dashur ta kurdisin tenderin për t’ia dhënë dikujt, e jo si kanë dashur ta shtyjnë përpara këtë projekt. Jemi gjallë dhe do ta kuptoni në detaje kur organet e shtetit do ta zbardhin se si u futën duart në dosje e duke i ndalur kamerat e sigurisë.
Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!