Hasan Masurica nga “KRILEVA” e Kamenicës, në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globi!
Hasan Masurica u lind në fshatin Krilevë të Kamenicës më 22 janar të vitit 1869. I ati i tij kishte lindur në fshatin Masuricë të Nishit dhe pas dëbimit të tyre u vendosen në fshatin Krilevë ku edhe lindi shkencëtari. Kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup . Punoi gjithë jetën si mësues i fesë islame në Mejtepin e Zarbicës dhe si Imam i po ksaj gjamie. Ai vdiqë në vitin 1942 që jetoi 73 vjetë!
Qysh si fëmijë, në ndeja odash në Zarbicë, Malësi të Bujanocit e Gollak kemi dëgjuar rrëfime për imamin, mësuesin dhe shkenctarin që e konstruktoi ,,Ballanin “,si që e quanin në atë kohë, me të cilin djali i tij, Muharremi fluturoi lart në qiell.
Ai kishte një qoshe pune, një vend në plevicën e shtëpisë së tij, ku ai punonte me vegla primitive. Faktet janë mbledhur nga të dhëna gojore, nga dëshmi okulare dhe nga disa dokumente origjinale të pakta që kanë mbetur nëpër arkiva. Jeta e këtij gjeniu ka qenë plot inovacione shkencore, gjithashtu duke u marrë intensivisht me kërkime shkencore dhe zbulime. Për Hasan Masuricën ka pasur shumë dokumentacione që fatkeqësisht jo të gjitha kanë mbetur, por ato që janë gjetur janë çuar në Kajro, Egjypt në Universitetin Amerikan.
Zarbicasit e vjetër tregojn dhe vërtetojn se Hasan Masurica ka jetuar e punuar në Mejtepin e Zarbicës që ky objekt ende mbahet në këmbët e veta. Jetoi në kohë e kushte mjaft të vështira ekonomike dhe politike, rrethana jo të favorshme shoqërore dhe thekson se, nëse kushtet do ishin më të përshtatshme, ai jo vetëm do ishte më i mirënjohur e me famë, por do kishte kontribuar shumë më shumë në fushën e shkencës dhe afirminin e tij si inovator shqiptarë.