NË GJILAN FORMOHET DEGA E LSHK-së
Përfshihen edhe anëtarët e Lidhjes nga komuna e Kamenicës dhe Lugina e Preshevës
Sot u formua Dega e LSHK-së në Gjilan, e cila përfshin edhe anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nga komuna e Kamenicës dhe Lugina e Preshevës.
Kjo Degë e LSHK-së tashmë ka më shumë se njëzet anëtarë dhe shumë veprimtari do t’i zhvillojë në këto mjedise – në qytete e fshatra gjithandej.
Kryetar i Degës së LSHK-së së Gjilanit u zgjodh shkrimtari Hysen Këqiku, nënkryetarë Nijazi Kastrati dhe Muharrem Elezi.
Ndërkohë kryesia plotësohet edhe me anëtarë të tjerë.