Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërrnicë
Po vazhdojnë investimet në rrugët e fshatrave të Komunës së Gjilanit.
Asfaltimi, ka nisur edhe në Cërrnicë, ku punimet i ka parë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.
I pari i Gjilanit tha se: në vlerë prej rreth 180,000 euro, ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërrnicë.
“Në këtë fshat, që është një periferi e qytetit, pas 24 vitesh nga lufta çlirimtare, qeverisja jonë lokale nuk ka harruar banorët dhe qytetarët e saj”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, shtoi se janë qeverisje e ndershme dhe në shërbim të qytetarëve.