Ja postimi i plotë i Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Doruntina Hasani, në rrjetin social “Facebook”:
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Kancerit, që shënohet globalisht më 4 Shkurt, bashkërisht me Drejtorin e QKMF-së Basri Kamberi, organizuam një aktivitet sensibilizues me qëllim të diagnostikimit të hershëm, parandalimit dhe trajtimit të kësaj sëmundje që çdo vit merrë jetën e miliona pacientëve.
Me pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre na nderuan Nënkryetarja e Komunës znj. Leonora Morina Bunjaku, Drejtori i QKMF-së në Kamenicë z. Latif Sylaj, Dr. Arben Bislimi, Dr. Muharrem Sadiku dhe pjesa tjetër e menaxhmentit dhe punëtorëve shëndetësor të QKMF-së në Gjilan.