Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arbenita në rrjetin social Facebook, ja postimi i plotë👇
Të dashur qytetarë,
Nga sot ngarkohem me detyrë të re në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme.
Përvojen e gjatë e të çmuar, për 18 vite angazhim dinamik në subjektin e vlerave, në Lëvizjen e popullit, do të përpiqem me përkushtimin më të madh, ndershmëri e angazhim të sinqertë, ta bartë në shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të komunës sonë.
Është një zyrë në objektin e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, aty në fund të korridorit në katin e parë, ku do t’ju pres çdo ditë përkundër angazhimeve tjera, kurdo që ju keni një hall a shqetësim, vërejtje a sugjerim që përkon me natyrën e punës sonë, sepse do të punojmë bashkë, sepse ky është standardi i Lëvizjes të cilës ju i besuat mandatin në ekzekutivin lokal, besim i cili na obligon ta kthejmë në shërbim ndaj jush.
Sfidat dhe vështirësitë do t’i tejkalojmë, bashkë.
Zotimet do t’i bëjmë të realizuara, bashkë.
Sukseseve do t’iu gëzohemi, bashkë.
Më lejoni të ju shërbej me përulësi!