Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira.
Nga 24 qershori shtohen linjat e fluturimeve Kosovë-Zvicër dhe anasjellta
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira.
Aliu përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se nga 24 qershori do të fillojnë flutirimet në destinaconet Prishtinë-Basel, Prishtinë- Gjenevë dhe anasjelltar.
Nga data 24 qershor fillojnë fluturimet në destinacionethe Prishtinë – Bazel, kurse nga data 3 korrik në destinacionin Prishtinë – Gjenevë
“Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu orar të rregullt të fluturimeve, e në veçanti çmime të lira e më të volitshme. Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjindet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmisimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Lajm shumë i mirë për bashkatdhetarët e qytetarët tanë, hapja e fluturimeve të reja nga Prishtina.
24 Qershor, po fillojmë me fluturimet në destinacionet: 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ – 𝐙𝐮𝐫𝐢𝐜𝐡,
𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ – 𝐁𝐚𝐬𝐞𝐥 dhe anasjelltas;
3 Korrik, 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞̈ – 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐞𝐯𝐞̈ dhe anasjelltas.
Për herë të parë do të fillojë realizimi i fluturimeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës me kriteret dhe kushtet e vëna nga shteti në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve, duke ofruar kështu 𝐨𝐫𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞, 𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐢 𝐜̧𝐦𝐢𝐦𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐫𝐚 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐨𝐥𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞.
Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka pranuar ankesa dhe kërkesa nga publiku që të gjindet një zgjidhje në lidhje me problemin e çmimit të lartë të biletave dhe përmisimin e shërbimeve ajrore nga Kosova në Evropë dhe vendet tjera ku e kemi diasporën, veçanërisht për në Zvicër si destinacioni me frekuencën më të lartë të fluturimeve.
Kosova tashmë ka realizuar zgjerimin e rrjetit të rrugëve ajrore ndërkombëtare me fluturime shtesë nga Kosova për në Zvicër përmes një operatorit ajror të BE-së, i emëruar për shërbime të transportit ajror sipas kritereve dhe kushteve në interes të publikut dhe qytetarëve të të dyja vendeve.
Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën, për diasporën tonë në Zvicër, për qytetarët e Zvicrës dhe të Kosovës, sepse janë krijuar mundësi më të mëdha të udhëtimit dhe me bileta më të lira në mes të të dyja shteteve, rrjedhimisht duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës dhe diasporën.
Indeksonline