“Qytetarëve të Komunës së Gjilanit, nga sot do t’iu ofrohen shërbime më të mira shëndetësore. Kjo po bëhet pasi që në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ështê shtuar personeli mjekësor”, thonë drejtuesit e Komunës së Gjilanit.
Me fillimin e ditës së parë të punës së personelit shëndetësor, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi Doruntina Hasani dhe u.d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberi, kanë takuar e uruar stafin e ri për punë të mbarë e shërbime cilësore.
Kryetari Alban Hyseni, tha se 6 mjekë, 10 infermierë dhe 1 teknik i stomatologjisë nga sot kanë filluar punën në sistemin primar shëndetësor.
Më tej i pari i Komunës së Gjilanit, në takimin e përbashkët, i uroi stafit të ri suksese dhe punë të mbarë.
“Angazhimi e qëllimi jonë i përbashkët është shërbimi cilësor për pacientët. Shëndetësi me shërbime cilësore”, tha kryetari Hyseni.
Drejtoresha për Shëndetësi Doruntina Hasani, tha se personeli i ri mjekësor, do t’i shërbejnë banorëve të komunës tonë.
Sipas saj përzgjedhja ka qenë transparente dhe secili që ka përmbush kriteret është pranuar.
“Duhet përmirësusr shërbimet shëndetësore për të mirën e qytetarëve, tha drejtoresha Hasani.