Pas një dite vonesë, ekzekutohen pagat në sektorin publikShare Button Gazeta BlicPas një dite vonesë, punonjësit e sektorit publik u janë ekzekutuar pagat këtë të martë.Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin Ministria e Ekonomisë.
Siç ka mësuar Dukagjini, zyrtarët e Policisë së Kosovës tashmë kanë pranuar pagat e tyre.Që nga e hëna, zyrtarët publikë në Kosovë kishin mbetur pa paga për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.
Gazeta Blic
Ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, si dhe për skemat sociale, pritej të bëhej më 30 shtator, por pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.