Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani pjesëmarrës në panairin “ExpoKos”
Në hapje të edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtar ‘’ExpoKos’, në Prishtinë ishte edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik, i Komunës së Gjilanit, Enver Shabani.
Folës kryesor ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani ka zhvillluar edhe takime jo të pakta me zyrtarë të lartë vendës e ndërkombëtarë.
Po ashtu drejtori Shabani, ka bashkëbiseduar edhe me përfaqësues të bizneseve nga sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes e sigurisë. /2LONLINE/